Ndonëse në nisje të seancës plenare, nënkryetarja e Kuvendit lançoi se në fund të seancës do të miratoheshin dy dekretet e Presidentit të Republikës për shkarkimin e Ministrit Shkëlqim Cani e Arben Ahmetajt, këto dy dekrete nuk u futën në procesin e votimit.
Sipas procedurës parlamentare, dekretet e Presidentit hyjnë në votim në çdo moment,pavarësisht rendit të ditës. Dekretet kanë mbërritur në Kuvend një ditë më parë, pra më 17 shkurt.
Ndërkohë, Kuvendi ka miratuar pas disa orë debatesh e diskutimesh disa nga projektligjet e dërguara për miratim, siç është ai i ligjit për regjistrimin e emigrantëve, mënyrën e ofrimit të shërbimeve publike si dhe ndryshimet ligjore për zgjedhjen e drejtorit të RTSH-së.
Konkretisht: Projektligji ?Për mënyrën e ofrimit të shërbimeve publike në sportel në Republikën e Shqipërisë? është miratuar me 75 pro, ndërkohë që 25 deputetë kanë votuar kundër tij.
Projektligji ?Për regjistrimin e adresave të shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë?. Në parim është votuar nga 72 deputetë pro, 27 kundër dhe 1 abstenim
Ndryshimet ligjore, për të cilat firmosën 28 deputetë të Partisë Socialiste, dhe që parashikohet ndryshimi i mënyrës së zgjedhjes së drejtorit të ri të Radio Televizionit Publik Shqiptar, kanë votuar pro tij 72 deputetë, 24 kundër dhe 1 abstenim.