Report TV - Genta Prodani: Ja cfarë përfitojnë bizneset nga punësimi i jetimëve

2016-03-27 2

Të gjithë ata që kanë statusin e jetimit tashmë do të kenë më të lehtë të punësohen me një kontratë pune të rregullt. Pas vendimit të Këshillit të Ministrave, drejtoresha e politikave të punësimit pranë Ministrisë së Mirëqënjes Sociale, Genta Prodani sqaron se cilat janë përfitimet e bizneseve dhe jetimëve në rastin e lidhjes së një kontrate punësimi.

Por edhe për të siguruar një kontratë të rregullt pune kushti kryesor është regjistrimi si të papunë në zyrën e punësimit, ndërkohë që sipas Prodanit përfituesit nga ky vendim do të jenë të shumtë.

Vendimi i Këshillit të Ministrave i propozuar nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë ka si qëllim integrimin në shoqëri të jetimëve.