DITA KUNDER KANCERIT, 200 RASTE PËR QARKUN SHKODËR

2016-03-27 1

Në ditën botërore kundër kancerit organizatat e shëndetësisë bëjnë apel për më shumë kontrolle pasi 1.5 milionë jetë mund të shpëtohen çdo vit nëse merren masa të rëndësishme për të luftuar kancerin.

I njejte eshte apeli edhe nga instancat shendetsore ne shkoder teksa onkologia Daniela Bega informon se per vitin qe sapo lame pas numri i rasteve ne fazen terminale paliativ eshte 200, ndersa 90 eshte nurmi i pacienteve te diagonstikuar me kancer por jo ne stadin terminal. Ongolia Bega kerkon te sensibilizoje opinionin te mos qendrojne indiferente ndaj kontrolleve duke u njohur me simptomatr e hershme. Kanceri është një nga shkaqet kryesore të vdekjes sot në botë, sidomos në vendet në zhvillim. Rreth 30% e vdekjeve nga kanceri ndodhin për shkak të rreziqeve kryesore të mënyrës së jetesës dhe sjelljes si mbipesha, konsumimi i pakët i frutave e perimeve, mungesa e aktivitetit fizik, përdorimi i duhanit, përdorimi i tepruar i alkoolit etj.Llojet më të zakonshme të kancerit që vrasin njerëzit janë: kanceri i mushkërive, stomakut, mëlçisë, i zorrës së trashë, i gjirit dhe kanceri i qafës së mitrës.Në Shqipëri regjistrohen rreth 3500 raste të reja të kancerit çdo vit.