NATO fton Malin e Zi për anëtarësim - News, Lajme - Vizion Plus

2016-03-27 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
NATO shpërfilli paralajmërimet e Rusisë se zgjerimi i aleancës drejt Ballkanit është provokim dhe ftoi nje tjetër shtet nga ky rajon t?i bashkohet. Gjashte vjet pas zgjerimit me dy shtete ballkanike Shqipërisë dhe Kroacisë, është radha e Malit te Zi qe te behet pjese e saj. Ftesa per nisjen e bisedimeve te anëtarësimit erdhi nga Brukseli ne samitin dyditor te ministrave te Jashtëm te 28 vendeve anëtare te NATO-s. Vendimi vjen 16 vjet, pasi aleanca ushtarake bombardoi Malin e Zi gjate luftës se Kosovës, kur vendi ishte ende pjese e Jugosllavisë.Jens Stoltenberg:Ky është nje vendim historik. Kjo është nje dite e mire per Malin e Zi, per Ballkanin Perëndimor dhe per Aleancën. Vendimi është nje hap i rendesishem ne integrimin euroatlantik te gjithë rajonit dhe e bën te qarte se NATO i mban dyert te hapura per te kompletuar vizionin e nje Europe te plote, te lire dhe ne paqe.Ftesa per anëtarësim ishte nje shpërblim per angazhimin e Malit te Zi ndaj vlerave te përbashkëta dhe sigurisë ndërkombëtare, qe vjen bashke me apelin se vendi duhet te vazhdoje rrugën e reformave.Igor Luksiç:Sot ne hapem nje kapitull te ri. Është nje dite e madhe per vendin tim dhe Aleancën, per Ballkanin Perëndimor, unitetin dhe sigurinë e tij. Jemi të vetëdijshëm se ky nuk është përfundim i procesit, por fillimi i tij.Por kjo ftese e NATO-s pritet te përkeqësoje raportet mes Aleancës dhe Rusisë, qe e sheh zgjerimin e NATO-s drejt lindjes si kërcenim per sigurinë kombëtare. Moska është shprehur vazhdimisht se zgjerimi cenon edhe stabilitetin ne Ballkanin Perëndimor. Ky qëndrim është pjese e betejës se saj me perëndimin per te shtrire influencën ne satelitet e saj ne ish-republikat sovjetike. Siç e ka paralajmëruar, Rusia do te shkurtoje nje numër te madh programesh e projektesh te përbashkëta, përfshire edhe ato ushtarake me Malin e Zi. Megjithatë, diplomate te NATO-s thonë se ftesa është nje sinjal qe i dërgohet Rusisë, per ta kuptuar se nuk mund te vendose veto ndaj zgjerimit te saj. Bisedimet e anëtarësimit me Malin e Zi pritet te zgjasin deri ne 18 muaj. Shteti me 650 mije banore ka nje ushtri te vogel me 2 mije forca aktive dhe ne muajin shtator parlamenti miratoi nje rezolute ne mbështetje te anëtarësimit. Vete malazezet kane qene te ndare persa i përket kësaj çështjeje. Shume prej tyre kane qene te zëmëruar me bombardimet e vitit 1999 dhe sepse qe nga viti 2006 turistet nga Rusia kontribuojnë ne rritjen e te ardhurave te tyre, ndërsa është shtuar numri i ruseve qe kane blere shtëpi ne ketë vend.