Siguria për nxënësit, disa shkolla rregulla të forta, të tjera me portën hapur

2016-03-27 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Disa shkolla të kryeqytetit ofrojnë realitete thuajse të kundërta për sigurinë e nxënësve. Një vëzhgim me kamera e Ora News, tregon se disa shkolla zbatojnë masa të rrepta duke mos i lejuar nxënësit të dalin nga oborri as për të blerë ushqim. Në të tjera institucione, porta qëndron gjithmonë e hapur.
Tirane- Siguria në shkolla mbetet gjithmonë një çështje e ndjeshme. Por një vëzhgim i Ora Neës evidentoi se pranë institucioneve arsimore në kryeqytet ekzistojnë dy realitete thuajse të kundërta.
Shkollat që ndodhen në zemër të Tiranës zbatojnë me përpikmëri rregulloret, duke mbajtur të mbyllur derën e institucionit nga minuta që nis mësimi dhe deri në fund të tij. Dera për nxënësit nuk hapet as për të blerë diçka për të ngrënë gjatë pushimit, sic tregojnë edhe pamjet e regjistruara pranë shkollës ?Ismail Qemali?

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/siguria-per-nxenesit-disa-shkolla-rregulla-te-forta-te-tjera-me-porten-hapur/