Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Prokuroria e Përgjithshme i kërkon Kuvendit, Qeverisë dhe ministrisë së Drejtësisë rishikimin e disa paragrafëve të nentit 278 të Kodit Penal që ka të bëjë me armëmbajtjen pa leje.
Kjo kërkesë vjen pas Vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila, pasi shfuqizoi dënimet e rënda për armëmbajtjen pa leje në ambjente publike, ka krijuar një konfuzion ligjor në zbatimin e këtij neni në praktikë.
Po kështu kërkohet të korrigjohet dhe gabimi material për masën e dënimit i cili është shkruar 50 vjet burg, një masë dënimi më e lartë se ajo që parashikon ligji për dënimin me burgim për krime.
Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, në shkresën drejtuar institucioneve kryesore, shprehet se ?pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi dhe me shtesat që i janë bërë nenit 278 të Kodit Penal me ligjin 135/2015, gjykojmë se është e nevojshme ndërhyrja legjislative për të plotësuar dispozitën në mënyrë që të shmanget çdo keqinterpretim në zbatimin e saj në praktikë.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/50-vjet-burg-per-armembajtje-pa-leje-prokuroria-leter-kuvendit-e-qeverise-te-nderhyje/