Report TV - Besimtarët katolikë festojnë Pashkën, ditë ideale dhe për dasma

2016-03-27 2

Festa e Pashkës është një prej ditëve me te rëndësishme te vitit, për të gjithë besimtaret katolikë. Në mesnatë mijëra prej tyre u mblodhën në Katedralen e ?Shën Palit? në kryeqytet për të pritur mes lutjesh ringjalljen e Jezu Krishtit pas kryqëzimit, që simbolizon edhe besimin në Zot. Mesazhi i përcjellë është ai i paqes dhe përkujdesjes për njerëzit në nevojë.

Sipas interpretimit biblik, me ringjalljen e Krishtit ndodh kalimi nga vdekja në jetë, nga e Premtja e zezë kur vdes Jezu Krishti pas shumë mundimeve dhe gozhdohet në kryq, në të Dielën e Pashkëve kur ringjallet.

Simbolika e dashurisë së kësaj të diele është shfrytëzuar dhe nga Frederiku dhe Greta, një çift të dashuruarish që në kalendar zgjodhën lidhjen e tyre.
Të rinjtë e dy besimeve të ndryshme fetare iu nënshtruan të gjitha riteve për të celebruar martesën para Zotit pikërisht mesditën e pashkëve.

Sipas kalendarit fetar, Pashkët kremtohen të dielën e parë pas fillimit të pranverës, apo të dielën e parë pas hënës së parë të plotë të muajit, që zakonisht kremtohen brenda 22 marsit dhe 25 prillit.

Free Traffic Exchange