Biznesi kundër taksës së arsimit - News, Lajme - Vizion Plus

2016-03-27 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
E ndjen veten te penalizuar, nga politikat e gabuara sipas tij, qe qeveria dhe bashkia po zbaton ndaj biznesit. Robert Maliqi është një nga shume biznese te mëdha te Tiranës, i cili ka katër aktivitete tregtare, por vepron si nje subjekt i vetëm. Sipas ligjit ai duhet te paguaje 4 here taksen e infrastrukturës arsimore, qe Bashkia ka vendosur per nje periudhe 7-vjeçare. Sipas tij, taksat vendore paguhen për çdo subjekt, siç është tarifa e pastrimit apo gjelbërimit, por taksa per arsimin duket per te pa një logjike ekonomike. Edhe kontabilistet e kundërshtojnë faktin qe bizneset duhet te paguajnë disa here ketë takse, per çdo NIPT sekondar qe ata kane. Sipas Etlvea Treskës, bizneset qe zgjerojnë aktivitetin e tyre duhen stimuluar me tej, dhe jo t?i rritet barra e taksave. Bashkia e arianes ka vendosur taksen per arsimin për nje periudhe 7-vjeçare. Shuma e saj është ne varësi te biznesit, ndërsa qytetaret e kane 1800 leke ne vit. Bashkia planifikon te mbledhë 5 milionë euro ne vit dhe thotë se paratë do te përdoren per ndërtimin e shkollave te reja ne kryeqytet.