Prej 24 orësh Policia e Shtetit është vënë në alarm pasi në qytete të ndryshme ka gjetur persona të pajetë anës rrugës.
Këta persona janë identifikuar dhe mendohet se kanë humbur jetën për shkak të aksidenteve dhe përplasjes që mund të kenë pësuar nga ndonjë makinë.
Por shqetësimi i krijuar është largimi i drejtuesve të mjeteve nga vendet e aksidentit çka ka bërë të pamundur identifikimin e tyre, deri më tani.
Agron Kaci 456 vjeç u gjet në zonën e Fushë-Krujës anës rrugës në një Kanal i pajetë. Në trupin e tij policia ka gjetur dëmtime çka mendohet janë shkaktuar nga përplasja me ndonjë makinë.
E njëjta situatë është paraqitur dhe për policinë e Vlorës ku në zonën e "Ujit të Ftohtë" është gjetur një tjetër i pajetë dhe bëhet fjalë 80-vjeçarin Ajet Seferi.
Ndërsa fatmirësisht pa viktima një rast aksidenti u shënua në Tiranë ku një automjet veturë pas përplasjes me një taksi përfundoi në Lanë.