Report TV - Agjenti i infiltruar zbuloi tregtinë e minave me celularë në Shkodër

2016-03-27 1

TIRANË - Një hetim 6 mujor ka çuar tre persona në pranga gjatë operacionit të koduar ?Porosia?, pasi iu gjetën arsenal armësh dhe lëndë shpërthyese në automjetin ku ata udhëtonin. Mësohet se në pranga është vënë Flamur Bega, Hilmi Isufaj dhe Shkëlzen Metalla dhe janë sekuestruar 6 mina me celularë, 2 pistoleta, 1 snajper, si dhe material të tjera hetimore. Kanë qenë agjentët e drejtorisë së policisë, të cilët të autorizuar me urdhër të policisë kanë zbuluar aktivitetin kriminal të tre personave të dyshuar se mereshin me tregtinë e armëve dhe minave me telekomandë.

Gjithçka është kontrolluar nga policia, pasi një agjent i saj ka hyrë në kontakt me një nga të arrestuarit duke i shfaqur interes për blerjen e një sasie armësh kundrejt një pagese ende të paqartë.