Tre persona janë arrestuar sot në Shkodër, në kuadër të operacionit të koduar ?Porosia?, pasi iu gjetën arsenal armësh dhe lëndë shpërthyese.
Mësohet se në pranga është vënë Flamur Bega, Ilmi Isufaj dhe Shkelzen Metaliaj dhe janë sekuestruar 6 mina të telekomanduara në distancë me celularë, 2 pistoleta, 1 snajper, 2 celularë si dhe 2 automjete.
Burime zyrtare nga policia saktësojnë se operacioni është zhvilluar në ora 13:30, "në drejtim të dokumentimit ligjor të veprave penale: ?Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake dhe municioneve? dhe ?Trafikimi i armëve dhe municioneve?.
Dyshohet se personat e arrestuar ishin pjesë e një grup kriminali që prodhonte dhe tranzitonte lëndë plasëse dhe armë.
Operacioni është zhvilluar në sajë të bashkpunimit mes Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe Drejtorisë Vendore të Policisë së Shkodër, ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.