Report TV - Tiranë, armë dhe 27 kg kanabis, 6 në pranga,mes tyre ish-ushtaraku

2016-03-26 5

Gjashtë persona janë arrestuar sot nga policia e Tiranës, një prej tyre ish-ushtarak në repartin e Zallherit, pasi u kapën në flagrancë me armë pa leje, municione dhe 27 kilogramë kanabis.

Burime zyrtare nga policia e kryeqytetit bëjnë me dije se ish-ushtaraku i arrestuar në kuadër të operacionit të koduar ?Agimi?, që u zhvillua në banesën e tij, është 33-vjeçari Fatmir Haka. Ai ka qenë kapter në repartin e Zallherit dhe është liruar nga detyra tre vite më parë.

Ndërsa, të arrestuarit e tjerë janë 42-vjeçari Ylber Tahiri, 28-vjeçari Arben Metaj, 22-vjeçari Urim Haka dhe dy 30-vjeçarë, Valter Dedndreaj e Fatjon Hoxha. Të gjithë personat e arrestuar janë me banim në Tiranë.

Policia është informuar se pranë banesës së ish-ushtarakut, personat e arrestuar po shkëmbenin një sasi lënde narkotike të llojit kanabis, e cila do të transportohej me një automjet tip ?BMW?ngjyre gri, me targa AA 933 BX, shtojnë të njëjtat burime.