Report TV - Tiranë, armë dhe 27 kg kanabis, 6 në pranga, mes tyre një ushtarak

2016-03-26 12

Gjashtë persona janë arrestuar sot nga policia e Tiranës, një prej tyre kapter në repartin e Zallherit, pasi u kapën në flagrancë me armë pa leje, municione dhe 27 kilogramë kanabis.

Burime zyrtare nga policia e kryeqytetit bëjnë me dije se ushtaraku i arrestuar në kuadër të operacionit të koduar ?Agimi? është 33-vjeçari Fatmir Haka.

Ndërsa, të arrestuarit e tjerë janë 42 vjeçari Ylber Tahiri, 28 vjeçari Arben Metaj, 22 vjeçari Urim Haka dhe dy 30 vjeçarë, Valter Dedndreaj e Fatjon Hoxha. Të gjithë personat e arrestuar janë me banim në Tiranë.

Policia është informuar se pranë banesës së ushtarakut, personat e arrestuar po shkëmbenin një sasi lënde narkotike të llojit kanabis, e cila do të transportohej me një automjet tip ?BMW? me targa AA 933 BX, ngjyre gri, shtojnë të njëjtat burime.

Free Traffic Exchange