Hollivudi, film per Gerdecin - News, Lajme - Vizion Plus

2016-03-26 75

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një nga ngjarjet me tragjike të tranzicionit në Shqipëri, shpërthimi i Gërdecit, që u mori jeten 26 viktimave dhe plagosi mbi 300 te tjerë, ka përfunduar në industrinë më të madhe të filmit: Hollivud. Ne 8 vjetorin e tragjedise qe u shenua pak dite me pare, kompania prestigjoze Warner Bross i ka kushtuar filmin ?War dogs? tregtarit amerikan të armëve Efraim Diveroli, i denuar me 4 vite burg për mashtrim, i cili me skemën e tij speculative vuri në lojë Departamentin Amerikan të Shtetit dhe qeveritë e disa shteteve, përfshi dhe Shqipërinë. Kontrata me kompanine e Diverolit ?Aey? hodhi dritë mbi një seri aferrash korruptive ne Shqiperi, ku u përfshinë zyrtarët më të lartë të shtetit. Madje gazetari dhe autori i librit ?Armet dhe Çunat?, mbi të cilin është bazuar filmi në fjalë, Gay Lauzon, në një intervistë ekskluzive për emisionin Dritare në vizion Plus, pohoi se hetimet për Gërdecin mund të rihapen duke nisur nga vdekja misterioze e Kosta Trebickës.Layson është i bindur se në tragjedinë e Gërdecit është përfshirë djali i ish kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha, ndersa nuk përjashtoi që në këtë ngjarje të kenë patur dore dhe zyrtarë të Ambasadës Amerikane. Filmi ?war dogs? e trajton në mënyrë komike gjithë këtë histori. Një aventurë që vuri në lojë Pentagonin por dhe që qasje satirike qe denoncon sistemin abuziv te tenderave ne SHBA. E gjitha kjo, fatkeqesisht e bazuar ne nje histori te vertete.