Aeroporti monopol i Rinasit - News, Lajme - Vizion Plus

2016-03-26 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Synimi i qeverisë ishte hapja e dy aeroporteve të tjera, nje ne Kukës dhe një në Vlorë ose Gjirokastër per te konkuruar tregun dhe rrjedhimisht të uleshin tarifat dhe çmimet e biletave. Negociatat me palën gjermane të Rinasit kanë më shumë se dy vite që vazhdojnë, por askush nuk e di për çfarë është rënë dakord. Edhe pse një kontratë e pafirmosur u miratua nga disa institucione, përfshirë edhe avokaturën e Shtetit, ajo nuk arriti të finalizohej. Pavarësisht deklaratave të ministrit Ahmetaj, në atë kohë në krye të ministrisë së Ekonomisë, Vizion Plus ka kontaktuar ministrinë tjetër përgjegjëse, atë të Transporteve, e cila thotë se negociatat me gjermanët nuk janë mbyllur. Te njejten gje konfirmon edhe drejtori i aeroportit, i cili thote se çeshtja eshte ende ne negociata. Konkurrenca ka depozituar në kuvend një raport ku shprehet kundër zgjatjes së kontratës.Ky autoritet thotë se tarifat duhet të vendosen sipas një metodologjie e cila në thelb të saj ka koston që i ngarkohet qytetarëve, në të kundërt mund të ketë abuzim me pozitën dominuese të tij. Nuk dihet nëse këto rekomandime do të merren parasysh, por qyetarët vijojnë të kenë shqetësim çmimet e larta. Madje ditët e festave, kur ka më shumë fluks, ata paguajnë më shumë.Janë 5 pagesa detyruese të cilat bëjnë që vetëm për këto tarifa kostoja e uljes ose ngritjes së një avioni në aeroportin e vendit tonë të jetë mesatarisht 2500 euro, pa shpenzimet e karburantit.

Free Traffic Exchange