Report TV - Genc Mulliqi: Refleksionet e mia për rrezikun e terrorizmit në skulpturë

2016-03-26 4

Është çelur në Galerinë FAB pranë Akademisë së Arteve ekspozita ?Duke pritur Dodo ? në? e skulptorit Genc Mulliqi. Genc Mulliqi ka shprehur në veprat e tij refleksione ndaj rrezikut global të terrorizmit.

?I vdekur si Dodo? (Dead as a Dodo) është nje shprehje ne anglisht qe ka kuptimin e diçkaje apo dikujt që ka mbaruar, qe nuk ka kthim prapa, diçkaje apo dikujt qe i përket se kaluarës, te harruar, te humbur përgjithmonë., pohon Mulliqi duke shtuar se ?Dodo është një shpend primitiv , tashme I zhdukur qe prej 4 shekujsh , që është një simbol i së kaluarës që nuk ka për ty kthyer më, sikundër bota reptiliane e dinozaurëve dhe është frymëzimi fillestar në këtë ekspozitë?. Mulliqi mendon se si Dodo-ja, lufta, lufta botërore me gjithë tmerret e saj, sot mendohet si diçka e se kaluarës. Sipas tij ?Shumëkush pas luftës së Parë Botërore mendonte që lufta nuk do të përsëritej më, njerëzimi nxori mësime nga ajo që ndodhi.

Sot me shumë se kurrë, me rritjen e fanatizmit fetar, ekstremizmave të ndryshëm, me dallimet e forta sociale, lufta nuk shihet të jetë larg?. Mulliqi mendon se ?Terrorizmi tashmë konsiderohet një rrezik global, njëlloj sikundër varfëria e padrejtësitë sociale. Më shumë se kurrë fanatizmat e fobitë e ndryshme po minojnë paqen e shumë vendeve të botës?, thotë ai.