?Presidenti i Konferencës Ipeshkvore Shqiptare imzot Angelo Massafra në mesazhin e tij tradicional të Pashkëve, i bëri apel përfaqësuesve të politikës që të kujdesen më shumë për nevojat reale të më të varfërve në vendin tonë që po njeh vetëm rritje.
?Shikoni se sa ngjarje hiri Zoti është duke nxitur për popullin tonë në këtë vit Mëshire të vërtetë! Na garantohet falja, na jepet mundësia për të rifilluar vrapimin, por jo vetëm: si bashkësi. Së fundi, është duke na lejuar të shohim të lartësuar në nderet e altarëve nënën tonë të dashur Tereza dhe të shpallur të Lumë Martirët tanë. Ja, martirët tanë janë pikërisht shembulli më shprehës i asaj se si secili prej nesh mund të marrë pjesë në mundimet e Krishtit që pastaj të marrë pjesë edhe në lavdinë e tij. Ndoshta nuk na kërkohet të vdesim të qëlluar nga një plumb si ata, por sigurisht na kërkohet të vdesim për nga egoizmi ynë, që na bën të mbyllemi në vetvete për t?iu hapur dhurimit të vetvetes nëpërmjet veprave të mëshirshme,? ka thënë Massafra në fjalën e tij.
Gjate urimit për besimtarët katolikë, Arqipeshkvi Massafra u ndal edhe në dy momente mjaft të rëndësishme për kombin shqiptarë atë të shenjtërimit të Nënë Terezës dhe kanonizimin e martirëve të fesë. Gjatë ditës së shtunë, besimtarët e krishterë në katedralen e ?Shën Shtjefnit? bën edhe bekimin e ushqimeve, të cilat konsumohen mëngjesin e së dielës së Pashkëve.