Report TV - Shtohet siguria në porte dhe aeroport Test në Vlorë për rast sulmi e zjarri

2016-03-26 2

Në kuadër të rritjes së sigurisë në të gjitha institucionet e rëndësisë së veçantë, po merren masa për rritjen e gatishmërisë si dhe për përballimin pasojave. Në kuadër të kësaj, në portin e Vlorës, mbrëmjen e së premtes është imporvizuar një rast zjarr brenda territorit të portit për të parë edhe gatdishmërinë e sigurimit të portit. Në këtë test u vu re se ndërhyrja ka qenë e menjëhershme dhe situate u vu në kontroll brenda pak minutave.

Në dijeni të këtij aksioni ka qenë vetëm drejtori i portit Edmond Leka si dhe Hysni Uruci drejtori i autoritetit shtetëror të sigurisë portuale.

Duke u nisur nga sulmet e fundit në Bruksel edhe në portet e tjera të vendit dhe në aeroportin e Rinasit janë marrë masa shtesë. Në Durrës, që është edhe porti më i madh në vend veç rritjes së numrit të efektivëve të policisë janë vënë në gatishmëri edhe ekspertë të luftës kundër krimit të organizuar,të atyre xhenierë dhe specialistëve antiterror. Po ashtu në bashkëpunim me policinë italiane po shkëmbehen informacione lidhur me lëvizjet e udhëtarëve në të dyja anët e Adriatikut.

Redaksia Online