Testohet niveli i sigurisë në portin e Vlorës, kontrolle në Durrës dhe Shëngjin- Ora News

2016-03-26 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Për të testuar se sa është niveli i sigurisë në portet shqiptare, Ministria e Transporteve ka gjetur një mënyrë origjinale. Ajo ka nisur të improvizojë ngjarje për të parë reagimin e focave të sigurisë portuale.
Testimi i parë është kryer në portin e Vlorës. Ka qenë ora 23:00 e mbrëmjes së 25 marsit kur është marrë njoftimi se një zjarr ka rënë në ambientet e brendshme të portit, në afërsi të administratës.
Gjithçka ka qenë e improvizuar më një urdhër të Ministrit të Transporteve, Edmond Haxhinasto, ndërsa në dijeni kanë qenë vetëm Drejtori i Portit Edmond Leka si dhe Hysni Uruçi, drejtori i Autoritetit Shtetëror të Sigurisë Portuale.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/testohet-niveli-i-sigurise-ne-portin-e-vlores-kontrolle-ne-durres-dhe-shengjin/