Totali i të ardhurave buxhetore në muajin shkurt ka arritur në 60.2 miliardë lekë, rreth 5 milionë dollarë më shumë se plani. Ministria e Financave ka bërë publike publike treguesit buxhetorë për dy muajt e parë të vitit, sipas të cilave rezulton se të ardhurat mga Sigurimet Shoqërore janë realizuar në masën 103% krahasuar me planin ose 1.3 miliard lekë më shumë. Krahasuar me 2 mujorin 2015 jane arkëtuar 9.2 miliard lekë më shumë ose +21%
Të ardhurat nga akciza janë realizuar në vlerën 5.56 miliard lekë, 27.55% më shumë se një vit më parë dhe 12.05% më shumë se plani. Kjo ka ardhur si rezultat i rritjes së sasisë së cigares se importuar me 171 ton ose +69% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2015 kur ndikoi krijimi i stokut në avancë nga kompanitë importuese për shkak të rritjes së akcizës.
Sipas Ministrisë, rritje me 28% kanë shënuar karburatet dhe shumica e mallrave të akcizës. Të ardhurat nga renta minerale janë realizuar në vlerën 327 milion lekë, -20.63% krahasuar me 2 mujorin parë të vitit 2015 dhe -42% krahasuar me planin, të ndikuara nga rënia drastike e çmimit të naftës bruto në tregun ndërkombëtar.