TIRANË- Ashtu si çdo të premte, edhe sot dy aleatët në qeverisje po zhvillluan takimin e përjavshëm të njësisë së koordinimit në ?Vilën 30?.
Në takimin mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Kuvendit Ilir Meta ishin të pranishëm edhe dy krerët e grupeve parlamentare të PS e LSI Gramos Ruçi dhe Petrit Vasili.
Pas takimit, kreu i grupit të PS-së tha se takimi nuk kishte në fokus reformën në drejtësi, por për të punuar dhe për të qeverisur më mirë.
?Nuk u diskutua reforma në drejtësi. Për reformën në drejtësi ka një kryetar të komisionit parlamentar. Takimi ishte sesi të qeverisim më mirë vendin?, u shpreh ai.
Ndërkohë kryeministri Rama dhe kryeparlamentari Meta u larguan pa dhënë prononcime për mediat.
Takimi i dy aleatëve vjen një ditë pas bllokimit të bisedimeve për reformën në drejtësi, pasi opozita nuk shkoi në takimin e paradites së të enjtes, siç ishte rënë dakord pas mbylljes së suksesshme të ditës së parë të bisedimeve.