Këtë vit, Bashkia e Tiranës do të investojë 4 milion dollarë për infrastrukturën rrugore në Njësinë Administrative Nr.11, e cila përfshin gjithë zonën e Laprakës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e cilësoi këtë si një lajm të mirë për gjithë banorët e zonës. ?Ky është investimi më i madh që bëjmë në një nga njësitë e Tiranës. Fondi i Zhvillimit të Rajoneve miratoi kërkesën e Bashkisë së Tiranës që Lapraka të marrë financimin më të madh në 25 vitet e fundit. Investimi do të zgjidhi përfundimisht disa nga gangrenat e infrastrukturës në të gjithë zonën dhe besoj se ky është një lajm i mirë për të gjithë?, tha Veliaj.
Por, që punët që do të kryhen falë këtij investimi të jenë të një cilësie sa më të mirë, kryebashkiaku kërkoi ndihmën e ndërlidhësve që, në emër të interesit të qytetarëve, të mbikëqyrin punimet dhe të raportojnë për çdo devijim nga projekti. ?Kjo do të thotë se na duhet ndihma juaj që të sigurohemi që puna të kryhet mirë dhe me cilësi. Pra, të jeni edhe mbikëqyrës të punimeve të këtij investimi të madh?, Veliaj. Ai u ndal edhe në disa projekte të tjera të Bashkisë së Tiranës, që synojnë të ndryshojnë jo vetëm infrastrukturën në rrugë, kopshte, e shkolla, por edhe në një sërë shërbimesh që ofrojnë ndërmarrjet e bashkisë.