Basha: S’ka reformë pa “mandatet” - News, Lajme - Vizion Plus

2016-03-25 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lideri i opozitës Lulzim Basha e ka bere te qarte se, nuk do te ketë dialog per reformën ne drejtësi, derisa mazhoranca te zbatoje vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Gjate nje bashkëbisedimi me gazetaret, Basha ka sqaruar se nuk mund te negociohet ndryshimi i kushtetutës per reformën kur shumica, nuk respekton vendimet e Gjykatës Kushtetuese, siç është rasti i mandatit te socialisteve Leskaj e Suli. Por mazhoranca vendosi te mos e dërgoje mandatin e Sulit ne Kushtetuese nje jave me pare, atëherë pse ndryshoi pozicionimi i PD nga kompromisi i se mërkurës deri tek bllokimi i se enjtes? Lideri i opozitës Basha thekson se pavarësisht situatës se krijuar PD është pro një reforme ne drejtësi ne përputhje me rekomandimet e Venecias. Basha ka sqaruar se negociatat vazhdojnë per te zgjidhur ngërçin e krijuar me reformën, por nëse shumica nuk reflekton edhe mbledhja e lajmëruar te martën e komisionit per reformën ne drejtësi, do te dështojë. Ndërkaq, lideri i opozitës Basha ka folur edhe per vizitën ne Shtetet e Bashkuara, duke theksuar se mori mbështetje per procesin e dekriminalizimit dhe mbajtjen e zgjedhjeve te lira e te ndershme.

Easy Viral Banner Traffic