KAVAJË- Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në autostradën Kavajë-Rrogozhinë. Tre të rinj kanë humbur jetën pasi automjeti me të cilin po udhëtonin ka dalë nga rruga në afërsi të një ure e cila nuk kishte anësore mbrojtëse dhe ka përfunduar në një kanal uji. Dyshohet për një viktimë të katërt. Burime nga policia bëjnë me dije se në aksidentin e ndodhur në afërsi të fshatit Gosë, pranë karburant "Mancaku" humbën jetën 2 djem dhe një vajzë. Mësohet se viktimat janë 27-vjeçari me inicialet V.K që drejtonte mjetin, 22-vjeçari K.C dhe vajza 32 vjeç me inicialet M.K. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit të rëndë është bërë shpejtësia e lartë e automjetit tip Volsëagen me targa AA 958 HY në pronësi të Klejdi Xhapexhiut. Policia thotë se 3 të rinjt kishin festuar mbrëmë deri vonë në një lokal dhe dyshohet se ishin në gjendje të dehur. Zyrtarisht policia njofton se aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm në orë 08:16 minuta.