Report TV - Veliaj: Në Laprakë do investojmë 4 milion dollarë për infrastrukturën

2016-03-25 0

Katër milion dollarë do të investohen për rrugët e brendshme të Laprakës.

Kjo është bërë e ditur nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili gjatë një takimi me ndërlidhësit e Njësisë 11 ka thënë se, ky investim do të përmirësojë rrugët e brendshme për të cilat nuk është investuar prej më shumë se 25 vitesh.

?Në Laprakë do të investojmë 4 milion dollarë për rrugët e brendshme. Ky është financimi më i madh në 25 vite? ka thënë Veliaj.

Ai ka shtuar se viti 2016 do të jetë viti i kopshteve, ndërkohë që 2017 do të jetë viti i shkollave, nën nismën ?Adopto një kopsht? ku do të rikonstruktohen 23 kopshte.

?Viti 2016 është viti i kopshteve, ndërkohë që 2017 do jetë viti i shkollave. Kemi futur në rikonstruksion 23 kopshte, nga nisma ?Adopto një kopsht?? ka shtuar ai.

Më tej Veliaj ka thënë se, në të gjithë Tiranën do të ketë 200 ndërlidhës me komunitetin, ku çdo pallat do të ketë administrator.

"Skanoni pallatet, certifikoni e licenconi administratorin e pallatit, aty ku nuk ka ju duhet të organizoni zgjedhjet për administratorin që brenda vitit çdo pallat të ketë administrator? ka thënë ai.

Veliaj ka shtuar se, për të gjitha projektet që do të zbatohen në Tiranë do të ketë konsultime publike, ndërkohë që do të ndërtohen 11 parqe lojërash për fëmijë. Sakaq, në zonën e Laprakës do të prishen edhe disa banesa të cilat janë të ndërtuara mbi kolektorë, ashtu siç do të prishen në prill edhe në zonën e Parkut të Liqenit Artificial.

Free Traffic Exchange