http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
3 të rinj kanë humbur jetën mëngjesin e premtes në rrugën nacionale Rrogozhinë-Plepa. Makina tip ?Voksvagen Golf ?në të cilën udhëtonin tre të rinj, dy djem dhe një vajzë, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar më pas në një kanal. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gosë të Kavajës, pranë një karburanti. Burime të policisë së Kavajës thanë se në automjetin, i cili drejtohej nga Viron Kamberaj, kanë qenë edhe Matilda Kule dhe Kejdi Tepexhiu, nga qyteti i Fierit. Aksidenti mendohet se ka ndodhur gjatë natës duke u gdhirë e premtja, por policia ka marrë njoftim për ngjarjen vetëm në orën 8.15, nga banorët e zonës. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nxjerrë trupat e viktimave nga autovetura, të cilët më pas janë dërguar në morgun e spitalit të Kavajës. Identifikimi i të rinjve është bërë në bazë të mjeteve të identifikimit që janë gjetur në trupat e tyre. Grupi hetimor i policisë dhe një prokuror po vazhdojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti me pasoja të rënda.