Arrestime të tjera për sulmet e Brukselit - News, Lajme - Vizion Plus

2016-03-25 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia belge ka arrestuar deri tani shtate persona te dyshuar per lidhje me sulmet terroriste te Brukselit. Operacionet e nisura gjate mbrëmjes te se enjtes e qe çuan ne ndalimin e 6 personave vijuan edhe gjate mëngjesit te sotëm, ku u ndalua personi i shtate. Aksionet e forcave speciale, me mbikëqyrjen e një helikopteri u kryen ne disa rajone. Identiteti i te ndaluarve nuk eshte bere i ditur. Policia eshte vene ne kërkim te nje tjeter te dyshuari per sulmet e Brukselit, por edhe te Parisit. Ai është Naim Al Ahmad, shtetas sirian nga Hama, 28 vjeç. Emri i tij figuron ne nje liste prej pese personash, qe mund te jene perfshire ne keto sulme është i armatosur dhe konsiderohet person i rrezikshëm. Ndërkaq, burime prane hetimit thane se terroristet kishin planifikuar nje skenar edhe me te tmerrshëm, te ngjashëm me ate te sulmeve te Parisit. Nje pjese e tyre, mes te cilëve edhe truri i këtyre sulmeve Salah Abdeslam do te kryenin masakra ne rruge me kallashnikovë, përveç shpërthimeve ne aeroport dhe metro. Mediat kane njoftuar se policia e nje qyteti ne veri te vendit kishte dijeni per adresën e Abdeslam qe prej tre muajsh, por Brukseli nuk ishte informuar ne kohe. Ne shënjestër te terroristeve ishin edhe centralet bërthamore, ku ata kërkonin te vidhnin materiale radioaktive, per prodhimin e bombave.

Free Traffic Exchange