Report TV - Mozaiku i Muzeut Kombëtar drejt degradimit, restaturimi kushtoi 1.5 mln

2016-03-25 1

Mozaiku në ballinën e Muzeut Historik Kombëtar me sipërfaqe rreth 31 metra katrorë po shkon drejt shkatërrimit përfundimtar.

Edhe pse i ka kushtuar qeverisë së mëparshme Berisha një tender me 1.5 milionë lekë për restaurimin, këto pamje janë një tregues shumë i qartë se fondet e taksapaguesve shqiptarë nuk i ka thithur mozaiku.

Përkundrazi nga plasaritjet që kanë nisur menjëherë pas restaurimit, ky mozaik ka thithur vetëm ujë.

Kamera e Report TV ka fokusuar gurët e rënë, plasaritjet e shumta, deformimet e figurave dhe mjaft plasaritje që po e cojnë drejt degradimit mozaikun. Drejtuesit e Muzeut historik Kombëtar pohojnë se për momentin nuk është parashikuar ndërhyrje në mozaik, pasi ky është një proces që kushton, dhe nuk mund të përballohet nga institucioni.

Mozaiku u ndërtua 35 vjet më parë jetë, në vitin 1981 nga pesë artistë, Vilson Kilica, Aleksandër Filipi, Agim Nebiu, Josif Droboniku dhe Anastas Kostandini. Edhe pse iu përshtat artit të frymëzuar nga realizmi socialist, autorët theksojnë se mozaiku duket të qëndrojë për vlerta artistike dhe kujtesën historike në këtë muze. Pamja që shikojmë nuk aspak dinjitoze për institucionin më rëndësishëm të vendit, muzeun historik kombëtar.

Free Traffic Exchange