Report TV - Reforma në Drejtësi, dështon për të 3-ën herë mbledhja, bojkotoi opozita

2016-03-24 0

Mbledhja e komisionit të posaçëm parlamentar për reformën në drejtësi është shtyrë për të tretën herë brenda ditës. Deputetët e opozitës kanë munguar sërish në mbledhjen e lajmëruar për në orën 18:00, duke bërë që të shtyhet pa afat.

Komisioni do të diskutohet sot formulën e zgjedhjes së anëtarëve të institucioneve kushtetuese. PD ka kërkuar shumicë absolute prej 2/3, ndërsa për mazhorancën janë të mjaftueshme 3/5 si shumicë e cilësuar.

Fillimisht mbledhja u njoftua për në orën 10:30 të paradites, por për shkak të punimeve të Kuvendit u shty për në orën 14:00.

Edhe pas mesdite, mbledhja e komisionit të reformës në drejtësi nuk u zhvillua për shkak të mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike në ambientet e selisë blu.

Pas dështimit të dy herëve të para, palët ranë dakord që mbledhja e komisionit të zhvillohej në orën 18:00, me qëllim që PD të kishte konkretizuar qëndrimet e saj në raport me Kuvendin.

Por, as këtë herë deputetët e PD nuk kanë mbërritur në mbledhjen e komisionit, duke bërë që takimi të shtyhet javën e ardhshme, kjo edhe me kërkesë të demokratëve.

Pas seancës së Kuvendit, deputeti socialist, Taulant Balla u shpreh se ?pasi ranë dakord një ditë më parë me partinë e Lulzim Bashës, sot partia e Sali Berishës braktisi negociatat?.

Nga ana tjetër, ish kreu i PD, Sali Berisha i kërkoi Presidentit Nishani shpërndarjen e Kuvendit për shkak të mosrespektimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuse lidhur me mandatet e deputetëve Rakip Suli e Valentina Leskaj.

Ditën e djeshme, Komisioni i Posaçëm për Reformën në Drejtësi ka arritur marrëveshje politike për 4 çështje. Deputeti demokrat, Eduart Halimi tha dje se palët kishin rënë dakort për Byronë e Hetimit dhe se sot pritej firmosja e marveshjes mes palëve.

Free Traffic Exchange