“Drejtësia”, prishet konsensusi - News, Lajme - Vizion Plus

2016-03-24 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ka zgjatur vetëm 24 ore konsensusi për reformën ne drejtësi. Opozita ka kushtëzuar pjesëmarrjen ne Komisionin e Reformës, me dërgimin ne Gjykate Kushtetuese te mandateve te socialisteve Rakip Suli e Valentina Leskaj. Nje dite me pare, shumica dhe pakica arritën konsensus për 5 nga 11 çështjet e ngritura nga Partia Demokratike dhe te dy palët ishin entuziaste se te gjitha debatet politike për reformën ne drejtësi, do te mbylleshin te enjten. Por situata ndryshoi dhe mbledhja e Komisionit te Reformës u lajmërua 3 here e 3 here u shty me kërkese te Partisë Demokratike. Fillimisht mbledhja qe do te zhvillohej ne 10:30 u shty, pasi deputetet duhet te merrnin pjese ne seance plenare. Pas përfundimit te Parlamentit, anëtaret e shumicës priten përfaqësuesit e PD te vinin ne komision, por këtë here demokratet, nuk shkuan pasi kryetari Lulzim Basha, vendosi te mbledhë per te dytën here grupin parlamentar. Ishte pikërisht ky forum, qe vendosi se per sa kohe qe mazhoranca, nuk respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese vendim i cili sanksionon se mandatet e socialistit Suli e Leskaj, duhet te shqyrtohen nga kjo Gjykate, atëherë nuk ka kuptim prania e opozitës ne Komisionin e Reformës. Ky qëndrim u lajmërua se do te përcillej nga demokratet ne Komisionin e Reformës ne Drejtësi ne orën 18:00; por mbledhja u shty për te treten here me kërkese te opozitës. Palët kane rene dakord qe Komisioni i Posaçëm për Reformën ne Drejtësi te mblidhet ditën e marte me shprese se kjo kohe do te shfrytëzohet per te gjetur gjuhen e bashkëpunimit. Ajo qe bie ne sy është se mazhoranca e rrezoi te enjten e kaluar kërkesën e PD për Rakip Sulin dhe pavarësisht këtij vendimi, opozita te premten arriti marrëveshjen per reformën ne drejtësi dhe te mërkurën zgjidhi me konsensus pothuaj gjysmën e kërkesave te saj ne lidhje me draftin e ndryshimeve kushtetuese. Mbetet për t?u pare nëse ambasadoret e BE dhe Shteteve te Bashkuara do te ndërhyjnë serish per te zgjidhur ngërçin e radhës me reformën ne drejtësi.

Free Traffic Exchange