40 vjet burg për Radovan Karaxhiç - News, Lajme - Vizion Plus

2016-03-24 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ish-lideri serb i Bosnjës Radovan Karaxhiç është dënuar me 40 vjet burg për genocidin dhe krimet e luftës gjatë viteve 1992-1995 në këtë shtet. Gjykata e Hagës e shpalli atë fajtor duke njohur 10 nga 11 akuzat që rëndonin mbi të, mes të cilëve dhe masakrës së Srebrenicës në vitin 1995, ku u masakruan 7 800 burra gra e fëmijë myslimane. Të gjitha akuzat e tjera lidhjen me krime kundër njerëzimit gjatë luftës trevjeçare ne Bosnje. Radovan Karaxhiç u arrestua në vitin 2008 në Beograd, pas 11 vitesh në arrati. Ai u dërgua në Hagë në një proces, i cili zgjati për tetë vjet. Në lidhje me këtë çështje, Karaxhiç është përballur me dëshmitë e të paktën 250 personave që rrëfyen masakrat e ushtrisë serbe nën drejtimin e tij. Gjatë luftës në Bosnje në vitet 1992-1995 u vranë gjithsej 100 mijë njerëz.

Free Traffic Exchange