17 vjet nga bombardimi i NATO-s - News, Lajme - Vizion Plus

2016-03-24 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kosova shënon ketë te enjte 17-vjetorin e nisjes se bombardimeve te NATO-s mbi ish-Jugosllavi, qe i dhanë fund represionit serb te udhëhequr nga Sllobodan Milloshevic. Avionët lëshuan bombat e para mbi shënjestrat e ushtrisë serb pak përpara orës 20:00 te 24 marsit 1999, pas urdhrit te sekretarit te përgjithshëm te ne atë periudhe, Havier Solana. 78 dite nga bombardimet, Milloshevic u dorëzua ne qershor te 1999, duke pranuar Marrëveshjen e Kumanovës. Pas bombardimeve u krijuan kushtet për kthimin e shpejtë të rreth 1 milion shqiptarëve të Kosovës, të cilët autoritetet serbe i kishin dëbuar me dhunë, kryesisht në Shqipëri e Maqedoni. Mbi 12 mijë të vrarë, 2 mijë persona të pagjetur dhe mbi 800 mijë të dëbuar nga Kosova, ishte bilanci në njerëz i konfliktit në Kosovë. Më 10 qershor, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi Rezolutën 12 44, me të cilën vendosi administratën e përkohshme të OKB-së në Kosovë dhe fuqizoi praninë ushtarake të KFOR-it. Misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR-i, ende qëndron në Kosovë dhe ndihmon në transformimin e mëtejshëm të Forcës së Sigurisë. Kosova, në partneritet me bashkësinë ndërkombëtare, ndërtoi institucionet e saj, të cilat më 17 shkurt të vitit 2008, shpallën pavarësinë e vendit.