Deputeti i PD-së Eduard Halimi tha se"pa u dorëzuar deputetët para drejtësisë nuk mund të ketë seancë normale". Halimi tha se kërkesa e demokratëve është që të futet në axhendë anulimi i vendimit që nuk çoi për shqyrtim në Kushtetuese mandatin e Rakip Sulit. Me këtë deklaratë, demokratët ju drejtuan foltores së Kuvendit duke mos lejuar asnjë deputetë të mbajë fjalën.
Në këto kushte, kolegët e mazhorancës kanë diskutuar projektligjet e rendit të ditës nga vend,i, duke mos lënë pas edhe ndonjë batutë për veprimin e opozitës, e cila herë pas here krijonte zhurmë duke goditur me duar tavolinat.