TIRANE - Opozita shqiptare e ka çelur seancën e kësaj të enjteje me një qëndrim të ashpër ndaj dy deputetëve Valentina Leskaj dhe Rakip Sulin, për të cilët PD kërkon heqjen e mandatit të tyre dhe shqyrtimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese.
Pas fjalës që mbajti deputeti i djathtë Eduard Halimi, deputeti Rakip Suli ka dashur të mbajë një fjalë në foltoren e Kuvendit për të shprehur qëndrimin e tij por nuk është lejuar nga deputetët e opozitës të cilët janë cuar të gjithë në këmbë dhe bllokuan foltoren. Në këto kushte, kryeparlamentari kërkoi 5 minua pushim deri në qetësimin e situatës.
Rrëzimi i kërkesës për Rakip Sulin në seancën e shkuar, për opozitën do të thotë një grusht shteti ndaj kushtetutës. Ndërkohë këtë të enjte në Kuvend pritet të votohet kërkesa e demokratëve për mandatin e Valentina Leskajt.