Report TV - E konfirmon ADN-ja holandeze Doçi vrau dy vëllezërit Sulku

2016-03-24 15

Gati një vit më parë, dy prokurorë holandëze kanë mbëritur në Tiranë, për të marrë ADN-në e Markeljan Doçit të arrestuar në Tiranë për vrasjen e Besnik Sulkut, por njëherësh i dyshuar edhe për vrasjen e vëllait të tij në Holandë, Durim Sulku.

Një kampion pështyme dhe një fije floku e tij, është krahasuar me fijen e flokur të gjetur në makinën e braktisur në Hollandë, e cila ishte përdorur për vrasjen e Durim Sulkut në këtë shtet.

Analizat e kryera në laboratorët e hollandëz kanë treguar se ADN-ja e fijes së flokut të gjetur në makinë përputhet plotësisht me fijen e flokut dhe pështymën e marrë si provë krahasuese nga Markeljan Doçi.

Tashmë dosja në ngarkim të tij është në fazën e përkthimit dhe se shumë shpejt materiali do i kalojë prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Markeljan Doçi do gjykohet në Tiranë për vrasjen e dy vllezërve Sulku, ku sipas të dhënave njërin, Durimin e ka ekzekutuar në Hollandë ndërsa tjetrin Besnikun e ka ekzekutuar në Tiranë, pasi ai kishte qëlluar me armë zjarri drejt Mentor Luftit, xhaxhai të Markeljan Doçit, të cilin e ka lënë të vdekur në vend.
Ngjarja ndodhi në muajin Maj 2015, pikërisht në ditën kur Tirana ishte e blinduar nga forcat policore, pasi atë ditë kryeqytetin e kishte vizituar kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç.

Vrasjet kanë ardhur si rezultat i një seri të një pasnjëshme atentesh, të shtrira deri në Hollandë.

Përgjimi në qeli
Një bisedë e përgjuar në ambjentet e dhomave të shoqërimit në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ka rënduar akoma dhe më tepër pozicionin e dy vëllezërve Markeljan dhe Klevis Doçi. Pas arrestimit, gjatë natës, ata janë vendosur në një qeli, ku së bashku më pas kanë hapur biseda të ndryshme,duke folur edhe për vrasjen e shtetasit Durim Sula allias Ilirjan Sulku që është vëllai i Besnik Sulkut të ekzekutuar në masakrën e 27 majit 2015.

Të dy vëllezërit, gjatë komunikimit kanë pranuar autorësinë e krimit, ku kanë pohuar midis tyre se ishin ata autorë të vrasjes në Roterdam të Hollandës, në 6 prill të këtij viti të Sulës.

Në bisedën e përgjuar nga policia, rezulton se vrasja ishte bërë në shenjë hakmarje për xhaxhain e tyre Mentor Lufi, i cili ishte plagosur në këmbë në zonën e ?Komunës së Parisit? në muajin dhjetor të 2014.

Sipas tyre autor i kësaj plagosje ishte Durim Sula dhe se pasi kishin mësuar vendin se ku qëndronte ai në Holandë kanë udhëtuar në këtë shtet, ku e kanë qëlluar me një plumb në kokë duke e lënë të vdekur në vend.

Italiani Letizia vrau Goxhajn
Teksa kanë kaluar gati një vit nga masakra e trefishtë në Tiranë, ku mbetën të vrarë shtetasit Menton Lufi, Bensik Sulku dhe Gerti Goxhaj, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ndërtuar dhe dinamikën e këtij krimi të rëndë, që ndodhi pikërisht ditën kur Tirana ishte e blinduar me 1300 efektiva policie për shkak të vizitës së kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç.

Nga dinamika, del se Italiani Letizia ka hapur zjarr ndaj shoferit të Lufit, Gerti Goxhaj ndërkohë nga krahu tjetër ka qëlluar me pistoletë vëllai i Durimit, Besni...

Free Traffic Exchange