Edicioni Informativ, 23 Mars 2016, Ora 19:30 - Top Channel Albania - News - Lajme

2016-03-23 2

Komisioni i reformes ne drejtesi arrin brenda pak oresh konsensus per ceshtje qe mazhoranca e opozita debatuan ashper prej muajsh, debate qe qe sollen ne skene edhe planin B, per zgjedhje te parakohshme. Sot palet rane dakort plotesisht per byrone kombetare te hetimit dhe keshillin e emerimeve.

Ligji per byrone kombetare te hetimit duhet te kaloje tani se bashku me ndryshimet kushtetuese te reformea ne drejtesi. Ambasadori amerikan ka folur duke u pozicionuar qarte ne kete debat me pd dhe ps. Ai deklaroi se kjo zyre do jete e paprekshme dhe investim total amerikan

Qeveria miratoi agjencine e re te trajtimit te prones, buxheti paraprak i te ciles eshte 24 milione dollare. Me keto para do te kompensohen pronat e zena, si dhe jane identifikuar 23.000 hektarë tokë bujqësore e gatëshme për tu vënë në dispozicion si fond kompensimi fizik te gjithe ish pronareve

Shqiperia nuk eshte imune ndaj terrorizmit, ashtu si cdo vend tjeter edhe ne jemi te ekspozuar deklaroi ministri i brendeshem sajmir taniri. Nuk eshte vendi per panik thote ai, por kerkon qe
Presidenti Nishani te dekretoje ligjin per sigurine publike, qe parashikon vendosjen e kamerave te sigurse ne mejdise publike

Embargoja ruse ndaj turqise kete vit do ndryshoje rrugen e miliona turisteve ruse qe dikur shkonin ne plazhet turke. Shume vende po perpiqen te marrin pjesen e tyre perfshi edhe shqiperine. Turistet ruse jane ata qe shpenzojme me shume ne udhetimet e tyre

Suksesi I mbrojtesit shqiptar te napolit, Elseid Hysaj, tashme nuk diskutohet. Besimi qe trajneri Maurizio sari i dha e ka justifikuar plotesisht duke qene tashme titullar ne skuadres qe eshte vetem 3 pike larg vendit te pare. Per pasoje nuk kane munguar as ofertat dhe sipas medias, Atletiko e Madridit ka ofruar 25 milon euro per shkodranin 22 vjecar