Report TV - Dallgët 6 ballë, pezullohet lundrimi detar për tragetin Vlorë-Brindizi

2016-03-23 1

Trageti i linjës Vlorë ? Brindizi ka pezulluar lundrimin e tij, pasi kushtet e paqëndrueshme meterologjike nuk lejojnë daljen e tij në det.

Ekspertët e portit nuk kanë vendosur që ai të lundrojë, pasi në det të hapur dallgët arrijnë deri në 6 ballë ndërsa në gji ato janë 4 ballë.
Trageti duhej të ishte nisur nga Vlora për në Brindizi që në orën 14:00 por kjo nuk është arritur pasi moti është shumë i paqëndrueshëm dhe mund të vihet në rrezik jeta e pasagjerëve dhe ekuipazhit. Kjo situatë ka bërë që autoritetet portuale të pezullojnë edhe daljen në det të anijeve të peshkimit.

Free Traffic Exchange