Kompromis për Byronë e Hetimit - News, Lajme - Vizion Plus

2016-03-23 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mbledhja e pare e komisionit per reformën ne drejtësi ka arritur dy kompromise te rëndësishme. Ne tavoline janë hedhur per diskutim 10 çështjet e ngritura nga Partia Demokratike dhe kane marre zgjidhje 2 prej tyre. Kompromisi i pare ka te beje me Byronë Kombëtare te Hetimit, per te cilen mazhoranca dhe opozita kane rene dakord qe te varet nga Prokuroria e jo nga ekzekutivi, sipas rekomandimit qe Komisioni i Venecias dha ne opinionin paraprak ne dhjetor te vitit te kaluar. Kompromisi i dyte ka te beje me këshillin e emërimeve ne drejtësi. Opozita fillimisht kërkonte qe ky institucion te mos ekzistonte, por me pas mori nje pozicion me te moderuar dhe goditi përbërjen e tij, e cila sipas PD kishte parasysh emra konkrete. Te dy palët kane rene dakord qe përbërja e këtij këshilli te ndryshoje dhe iu është lene ne dore eksperteve te propozojnë nje formule te re. E ndërsa bisedimet vazhdojnë, palët jane treguar te kujdesshme ne komunikimit me median. Pas mbledhjes se 7 marsit, kjo është e para here qe mazhoranca dhe opozita ulen për te zbatuar rekomandimet e Venecias ne lidhje ne reformën ne drejtësi.

Free Traffic Exchange