Hetim i thellë për tregun bankar - News, Lajme - Vizion Plus

2016-03-23 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Autoriteti i Konkurrencës do të dalë brenda këtij viti me një konkluzion lidhur me zhvillimet në tregun bankar. Komisionet e larta, transparenca, por dhe fitimet marramendëse të bankave, me sa duket e kanë shtyrë këtë institucion që të nisë një hetim të thelluar për këtë sektor. Në fakt vetë Banka e Shqipërisë në raportet e depozituara në kuvend, shprehet se nga 16 banka, 5 prej tyre zënë 70% të tregut. Përfundimin e shpejte të këtij hetimi e ka kërkuar edhe Komisioni i Ekonomisë. Por nga ana e saj, kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës është ankuar se një pjesë e mirë e institucioneve publike nuk zbatojnë ligjin dhe nuk kërkojnë mendimin e institucionit për një pjesë të mirë të koncesioneve, për të cilat tarifat i paguajnë qytetarët.

Free Traffic Exchange