Identifikohen kamikazët e Brukselit - News, Lajme - Vizion Plus

2016-03-23 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ky është Najim Laachraoui, terroristi i trete i përfshire ne sulmet e përgjakshme te Brukselit. Ai është shpallur ne kërkim nga autoritetet, pasi ADN e tij u gjet ne shtëpitë e përdorura nga terroristet e Parisit vitin e kaluar. Terroristi u fiksua nga kamerat e sigurisë se aeroportit se bashku me dy kamikazët. Ky person rezulton te ketë udhëtuar ne Hungari ne muajin shtator, se bashku me atentatorin e sulmeve te Parisit, Salah Abdeslam. Ndërkohe, policia belge identifikoi dy vëllezërit kamikazë. Ata janë Khalid dhe Brahim El Bakraoui. Te dy ishin emra te njohur si persona me rekorde kriminale. Khalidi 27 vjeçar kishte përdorur nje emer te rreme per te mare me qera nje apartament ne periferi te Brukselit, ku policia ekzekutoi nje person dhe arrestoi te shumëkërkuarin Abdeslam javen e kaluar. El Bakroui rezultonte i kërkuar nga Interpoli per aktivitete terroriste. Pas sulmeve ne aeroport dhe metro policia belge zbuloi edhe nje bombe me gozhde, materiale kimike si dhe nje flamur te shtetit islamik. Nje taksist kishte rrëfyer se kishte transportuar tre personat e përfshire ne sulme ne aeroportin e Zaventemit dhe ishte befasuar pasi ata nuk e kishin lejuar te prekte valixhet qe kishin me vete. Ne Bruksel mbizotëron ende frika pas sulmeve te nje dite me pare, ndonëse shkollat nuk jane mbyllur dhe rrjeti i metrosë eshte rihapur pjesërisht. Ushtaret kryejnë kontrolle te rrepta fizike te njerëzve qe hyjnë ne stacione dhe çantave qe kane me vete.