http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i brendshëm Saimir Tahiri tha se Shqipëria është e rrezikuar nga terrorizmi. Gjatë raportimit ne komisionin e sigurisë për situatën e emigracionit Tahiri theksoi se vendi ynë është i rrezikuar po aq sa dhe shtetet e tjera. Për sa i përket emigracionit ne vendin tone, kane tentuar te hyjnë mbi 5 mije emigrante të parregullt, ndërkohe që janë shtuar masat ne mënyrë që nëpërmjet këtij fluksi të mos hyjnë terroriste. Për ketë, policia ka kaluar ne gatishmëri, ndërkohe që Këshilli i Ministrave ka hartuar një plan ne rast rreziku. Tahiri sqaroi se fatmirësisht Shqipëria nuk i ka të limituara kapacitetet për përpunimin dhe identifikimin e të gjithë personave që hyjnë ne kufirin tone. Nga ana tjetër, ne bashkëpunim dhe me Italinë, po punohet për identifikimin e grupeve kriminale që bëjnë trafikim të qenieve njerëzore.