Report TV - Zgjedhjet në PS, Gjika sulmon përsëri Koço Kokëdhimën

2016-03-23 0

TIRANË - Ish-kryetari i bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika ka vijuar akuzat ndaj koordinatorit të PS-së në Jug, Koço Kokëdhima, për mënyrën sesi ai po trajton këto degë të partisë. Ai e akuzoi dje deputetin se nuk ka lejuar që anëtarët e partisë në Vlorë të cilët ishin në moshën mbi 40 vjeç, të kandidonin për pozicione drejtuese në parti. ?Gjatë fushatës së fundit për zgjedhjet në Partinë Socialiste të Vlorës, me porosi nga KK,(Krye-Koordinatori i reformës në Jug), dhe jo me vendim nga Asambleja e PSSH-së, "u pilotua" ndalimi i zgjedhjes në forumet drejtuese të socialistëve mbi 40 vjeç!!?-shkruan Gjika.

Ai shton se në këtë mënyrë, është shkelur një normë statusore, e cila u jep të drejtë të barabartë çdo anëtari të zgjedhë e të zgjidhet. ?Një normë e statutit të Partisë tonë, e cila thotë që kushdo anëtar i PS-së ka të drejtë të zgjidhet dhe të zgjedhë, u thye!?-thotë Gjika. Në vijim të qëndrimit të tij, ish-kryebashkiaku i Vlorës bën një pyetje për koordinatorin e jugut, duke ironizuar planin e tij për projekte pilote.

?Tani një pyetje më lind logjikshëm mua: Këta mbi 40 vjeçarë socialist vlonjatë, të cilët u penguan të zgjidhen, a do t?i ftojë KK(Krye-Koordinatori i Jugut), të zgjedhin në dt.9 Prill për Referendumin? Apo dhe kjo do të bëhet prapë me "pilotë"?!?-përfundon Gjika. Pak ditë më parë, ish-kryetari i bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika dënoi gjuhën me të cilën Koço Kokëdhima ka folur publikisht për degën e PS-së së Vlorës. Ai thotë se partia dhe anëtarësimet nuk janë çështje dokumentesh, por aktesh reale angazhimi.

Në këtë mori këshillash, Gjika ka dhe një akuzë për deputetin, duke i kujtuar faturat e kripura që duhet të paguante PS për reklamat në kompanitë e Kokëdhimës. ?E po kur ka gojë e flet ky për PS-në e Vlorës?! Nuk kanë qenë në letra anëtarët or ti mik, jo! Kanë qenë në ballë të fushatave, të cilat, këta anëtarë, së bashku me militantët, simpatizantët dhe shumicën e qytetarëve të Vlorës, i kanë fituar bindshëm! Me këtë PS të Vlorës u bëre deputet or ti mik! Po me këtë PS të Vlorës fitove dhe zgjedhjet vendore të 2015 or ti mik! Nuk është anëtarësi dhe Parti në letër, por reale dhe fituese or ti mik!

Mbaje gojën dhe mati mirë llafet kur të flasësh për PS e Vlorës or ti mik! Një problem kishim ne anëtarësia e PS-së së Vlorës në kohë fushatash! Nuk ta ulëm që nuk ta ulëm dot çmimin që na vije për të paguar sloganet e Partisë Socialiste në billboard-et e kompanisë tënde, or ti mik!!?-shkruan Gjika.

Free Traffic Exchange