Report TV - Gjirokastër, atentati ndaj dy vëllezërve, kapet 1 prej autorëve

2016-03-22 6

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mesditën e së martës në Gjirokastër, ku ka ngelur i vdekur Dorian Lluka 29 vjeç dhe është plagosur vëllai i tij, Birbil Lluka 31 vjeç. Autori i këtij krimi sipas Policisë së Gjirokastrës është Enrik Lluka, kushëriri i dy vllezërve. Konflikti ka nisur në lokalin e Dasho Alikos që ndodhet rrugën Nacionale në Gjirokastër. Burime të Report TV bëjnë me dije se dy vllezërit Dorian dhe Birbil Lluka bashkë me dy persona të tjerë kanë rrahur në ambjentet e jashtme të lokalit Enrik Llukën.

Pas konfliktit dy vllezërit janë larguar me makinën e tyre. Më pas Enrik Lluka i ka marrë pistoletën shkout të tij Emiljano Vockës dhe i ka ndjekur nga pas me makinë, kushërinjtë e tij. Gjatë ndjekjes ai i ka qëlluar disa herë kushurinjtë, duke lënë të vdekur Dorin Llukën dhe duke plagosur rëndë vëllain e tij, i cili është transportuar me helikopterë në spitalin e traumës. Por konflikti ka shkuar edhe më tej, pasi dy shokët e vllezërve Dorian dhe Birbil Lluka kanë shkuar në banesën e autorit për t?u hakmarrë, por në atë moment janë arrestuar nga Policia e Gjirokastrës.

Dyshohet se konflikti mes kushurinjve ka ndodhur për motive pronësie por ende nuk është konfimuar nga Policia e Gjirokastrës. Ndërkohë uniformat blu kanë vënë në Pranag Emiljano Vockën, i cili i dha pistoletën autorit Enrik Lluka.

Viktima Dorian Lluka dhe vëllai i tij Birbil lluka janë nipat e gruas së ish-kryetarit të komunës Lazarat Dasho Aliko, ndërsa autori është djali i një punonjësi policie. Aktualisht forca të shumta policie janë vënë në ndjekje të autorit, ndërsa janë shoqëruar disa persona që kanë dijeni për ngjarjen por edhe familjarë të tyre. Ndërkohë policia ka shkuar pranë banesave të të dyja familjeve për të parandaluar ndonjë konflikt tjetër.

Free Traffic Exchange