Një vrasje ka ndodhur në Gjirokastër, ku sipas informacioneve të para bëhet e ditur se, ka një person të vrarë dhe një tjetër të plagosur.
Të dhënat që vijnë nga vendi i ngjarjes janë ende të paqarta, ndërkohë që drejt saj janë nisur efektivët e policisë për të saktësuar se çfarë ka ndodhur në të vërtetë.