TIRANE - Me urimin për vëllezërit bektashinj për festën e Sulltan Nevruzit, siç Skëndër Bruçaj u shpreh, kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë ka dënuar sulmet terroriste që tronditën Brukselin mëngjesin e 22 marsit. Ai theksoi se terrori nuk ka lidhje me fenë islame.
"I lutem Zotit të sjellë paqe kudo në botë dhe shpresoj që siç është kjo ditë Novruzi ditë e re, le të jetë për gjithë njerëzimin një ditë e re me paqe. Feja muslimane gjatë gjithë kohës e ka dënuar hapur terrorin, dhe një fe që në islam do të thotë paqe s'ka lidhje me terrorin, terrori nuk ka fe. Nëse disa njerëz i lidhin në mënyrë të gabuar këto akte me fenë, do i bëhej qejfi atyre që i kanë bërë këto akte me qëllime të liga", tha Bruçaj.