Report TV - Meta flet sulmet në Bruksel: Sulm ndaj gjithë Evropës e njerëzimit

2016-03-22 5

Edhe kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilita Meta ka reaguar për ngjarjet ne Bruksel duke i vlerësuar sulme ndaj të gjithë Evropës dhe njerëzimit. "Terrorizmi nuk ka vend ne Evrope. Shqipëria përkrah partnereve tanë euro-atlantike për të çrrënjosur celulat terroriste. Ngushëllime familjeve të viktimave dhe shërim të shpejtë të plagosurve. Të vendosur së bashku të mbrojmë vlerat demokratike që na bashkojnë", shprehtet Meta.