Krerët e shtetit dënojnë sulmet e përgjakshme - News, Lajme - Vizion Plus

2016-03-22 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Reagimi i pare kundër sulmeve terroriste qe tronditen Brukselin erdhi nga Komuniteti Mysliman Shqiptar. Kreu i tij Skënder Brucaj ka dënuar aktet qe sollën humbjen e dhjetëra njerëzve paraditen e se martës ne kryeqytetin belg. Edhe krerët e shtetit shqiptar nga Presidenti i Republikës, Kryeministri, Kryetari i Parlamentit dhe lideri i opozitës kane dënuar aktet terroriste. Ne nje postim ne rrjetet sociale lideri i maxhorances Edi Rama shkruan:Bombat qe mbjellin vdekje per te pafajshmit ne zemrën e Europes do ta ringrene Europen per ta fituar ne emër te lirisë kete lufte te re!Ndërkohe kryetari i kuvendit Ilir Meta nga selia e bektashinjve ka dënuar aktet terroriste.?Të gjithë sot lutemi për shpirtin e viktimave dhe urojmë shërim sa më të shpejtë të të lënduarve. Jemi pranë popullit belg dhe të gjithë qytetarëve të Europës. Por kjo është një ditë e shenjtë, nuk është dita e frikës, është dita e ringjalljes, dita e shpresës. Është një ditë që na motivon dhe më shumë për të ruajtur dhe forcuar bashkëjetesën dhe harmoninë e shkëlqyer ndërfetare që kemi në vendin tonë që është një pasuri kaq e çmuar në këto kohë të vështira dhe të trazuara. Edhe njëherë ju uroj gëzuar këtë ditë të shenjtë të gjithë besimtarëve bektashinj por dhe të gjithë qytetarëve tanë.?Lideri i opozitës Lulzim Basha ne nje postim ne facebook tha se sulmet dëshmojnë urrejtjen e verbër ndaj vlerave demokratike.?Aktet terroriste sot ne kryeqytetin e Europes morën dhjetëra jete te pafajshme. Ato janë dëshmi e urrejtjes se verbër çnjerëzore e te pafe qe ushqen dhe motivon terrorin. Ngushëllime familjeve qe humben te dashurit e tyre. Partia Demokratike solidarizohet me popullin dhe autoritetet belge dhe europiane ne keto momente te vështira.? - shkruan kryetari i PD