Report TV - Aktet terroriste në Bruksel avioni me shqiptarë ulet në Paris

2016-03-22 1

Pas akteve terroriste në aeroportin e Zaventem dhe metron e Maelbeek në Bruksel masat shtesë të sigurisë kanë prekur dhe aeroportin e Rinasit. Ndërsa ReportTv sjell pamjet satelitore se si avioni i nisur nga Rinasi me destinacion Brukselin është kthyer mbi hapësirën ajrore gjermane pak çaste pas sulmeve terroriste të ndodhura në Bruksel.

Të rrezikuar nga aktet terroriste të cilat goditën Brukselin këtë të martë kanë qenë dhe 42 shtetas shqiptar, por fatmirësisht avioni i tyre ka ndërruar destinacion në fluturim duke zbritur në Paris.

Pamjet që shihni i përkasin intinerarit të avionit të nisur nga Rinasi në orën 06:47 min të mëngjesit të kësaj të marte dhe teksa ishte 35 minuta larg aeroportit të Zaventem në Bruksel ai ka ndërruar destinacion.

Avioni i nisur nga Tirana ka bërë kthesën që shihni në hapsirën ajërore Gjermane dhe më pas ka mbërritur në Francë.

Ndërkohë masat e sigurisë kanë prekur dhe aeroportin e Rinasit pas kësaj ngjarje ku burime për ReportTv bënë me dije se agjentët e sigurisë kanë kaluar në gatishmëri deri në një urdhër të dytë.

Ndërsa këto pamje satelitore i përkasin fluturimit dhe intinerarit të 19 Marsit Rinas-Zaventen, ku ky fluturim kryhet për 2 orë e 15 minuta.

Njoftimi i plotë nga Aeroporti "Nënë Tereza"
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njofton se më datën 22 Mars 2016, avioni i linjës Tiranë ? Bruksel ? Paris që operohet nga Adria Airways, me 42 pasagjerë në bord, është nisur nga Tirana sot në orën 6.47 dhe është ulur në Paris, në aeroportin ?Charles de Gaulle?.

Zbritja në Bruksel ? destinacion në programin e fluturimit të kësaj linje - u anullua pas ngjarjeve të mëngjesit të sotëm në kryeqytetin belg. Avioni Bombardier CRJ 900 u ul me të gjithë pasagjerët në destinacionin e radhës, Paris.

Në vijim njoftohet se masat e kontrollit dhe të sigurisë në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës ?Nënë Tereza? janë shtuar.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës mbetet në shërbim të publikut për çdo informacion.