TIRANË - Statuti i Partisë Socialiste ka pësuar ndryshime pak orë para miratimit të tij në Kongres. Ndryshimet kanë ardhur pas amendimeve që i kanë bërë projektit të hartuar nga grupi i Xhafajt, disa deputetë të kësaj partie. Ndryshime të rëndësishme vihen re sa i takon mandatit të kryetarit të partisë. Ndryshe nga çfarë ishte parashikuar nga grupi i punës së Fatmir Xhafajt, nuk do të ketë një kufizim të mandatit të kryetarit në vetëm 3 mandate. Me rregullimet e fundit, neni 40 është modifikuar në pikën 6, e cila në variantin final është hequr.
?Kryetari i Partisë nuk mund të zgjidhet më shumë se tre mandate radhazi në atë funksion, përveçse në rastin kur gjatë mandatit të tij ka ushtruar detyrën e kryeministrit. Kjo kohë nuk llogaritet për afekt rikandidimi?-thuhej në variantin paraprak. Kjo pikë është hequr në variantin final. Po ashtu, një pikë e rëndësishme e këtij neni, pikërisht pika 3 që parashikon ndërprerjen e parakohshme të mandatit të kryetarit në rast se ai humbet zgjedhjet.
Në variantin paraprak, kryetari i partisë, nëse nuk fitonte zgjedhjet duhej të largohej, ndërsa tani, ai largohet në rast se nuk e nxjerr partinë forcë të parë politike. ?3. Mandati i kryetarit të partisë është 4 vjet. Mandati i tij ndërpritet para kohe kur: Jep dorëheqjen; Partia humbet zgjedhjet e përgjithshme; Humbet në mocionin e mosbesimit të zhvilluar për të, me kërkesë të 1/3 së anëtarëve të kryesisë; Dënohet me vendim gjykate të formës së prerë me heqje lirie?-thuhej në variantin fillestar. ?3.
Mandati i kryetarit të partisë është 4 vjet. Mandati i tij ndërpritet para kohe kur: Jep dorëheqjen; Partia humbet vendim e parë në zgjedhjet e përgjithshme; Humbet në mocionin e mosbesimit të zhvilluar për të, me kërkesë të 1/3 së anëtarëve të kryesisë?-thuhet në variantin e miratuar në Kongres. Neni 12 i statutit final ka hequr dhe një merak tjetër të Blushit, i cili e kishte konsideruar shkelje statusore përdorjen e flamurit mavi ?Rilindje?. Aty është shtuar një pikë që thotë: ?Simbolet elektorale përcaktohen e miratohen nga Kryesia e PS-së?- duke legjitimuar ngjyrat dhe logot e reja.