3 ditë pas arrestimit të Salah Abdeslam, lagjja Molenbeek në Bruksel i është rikthyer normalitetit ndërsa dhjetëra gazetarë nga e gjithë bota vërshuan në lagjen që u vendos në qendër të vëmendjes së mbarë botës pas atentateve të 13 nëntorit të kaluar në kryeqytetin francez. Gazetarja Aurora Allushaj na sjell ekskluzivisht për Report TV, rrëfimet e banorëve, mes tyre dhe shqiptarë mbi operacionin për kapjen e 26 vjeçarit Abdeslam.
Ajo çka mbetur nga aksioni i policisë në lagjen Molenbeek të Brukselit, ku u arrestua Salah Abdeslam, i shumëkërkuari për atentatet e 13 nëntorit në Paris, është kjo njollë gjaku, para portës së banesës ku ai fshihej gjatë 4 muajve që qëndroi në arrati. 2 ditë më pas rruga Quatre Ventes në këtë lagje u mbi popullua nga gazetarë nga e gjithë bota që kërkojnë të dinë më shumë për 26 vjeçarin e që akuzohet për përfshirje në atentatet që i morën jetën 130 personave.
Farmacistja ngjitur me banesën ku Abdeslam u arrestua tregon se njihte vetëm prindërit e të shumëkërkuarit, por jo atë personalisht.